75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Bernard Berisha flet për kampionatin rus, diskuton të ardhmen

Ka saktësisht 1 muaj që ka filluar edicioni pranveror në Premier Ligën e Rusisë.

Mesfushori kosovar Bernard Berisha që aktivizohet te skuadra Akhmat Grozny është i kënaqur që është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe po kalon formë të mirë.

“Tash kemi fillu sezonin këtu dhe po ndihem mirë. Dihet se kam pas probleme me një lëndim, por tash e kam kalu. Jam duke luajtur në çdo ndeshje dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin në objektivat që kemi” deklaroi Berisha për Indeksonline.

Berisha ka kontratë me Akhmat Groznyn deri në maj të vitit 2020. Sa i përket transferimit eventual te ndonjë skuadër tjetër në afatin e ardhshëm kalimtar, 27 vjeçari shprehet:

“Le ta shohim a do të ketë ndonjë lëvizje në përfundim të sezonit. Për mua është primare të luaj në çdo ndeshje dhe ta ndihmoj ekipin”.

Akhmat Grozny aktualisht është në vendin e 9-të në tabelë me 27 pikë. /Indeksonline/