75 Mall Live Search
16:04 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Presidenti i UEFA-s i turpëruar me atë që ndodhi në Mal të Zi

Ndeshja kualifikuese për Euro 2020 në mes të Malit të zi dhe Anglisë ishte kthyer në një skandal të madh pasi që tifozët vendas këndonin korë kundër futbollistëve me ngjyrë të tre luanëve.

Organi më i madh i futbollit evropian, UEFA ka organizuar një konferencë lidhur me temën e fyerjeve raciste, shkruan Indeksonline.

Presidenti Aleksander Ceferin ishte pjesëmarrës në këtë konferencë ku është shprehur i turpëruar që ngjarje të tilla ndodhin në vitin 2019.

“Unë thjesht kam turp që sot në 2019 ne duhet të organizojmë një konferencë që promovon diversitetin”, ka thënë presidenti.

“Kam turp për diskriminimin, por jam gjithashtu krenar që figurat e larta në organet qeverisëse të sportit po marrin qëndrim, jam krenar që të gjithë ju sot jeni duke mbrojtur ndryshimin dhe duke bërë thirrje për barazi dhe drejtësi më të madhe”, shtoi Ceferin.

Kujtojmë se Mali i Zi mund të dënohet të zhvilloj ndeshjen pa tifozë kundër Kosovës në qershor. /IndeksOnline/