“Dritë në fund të tunelit”, Shaqiri mund të luaj të premten
Xherdan Shaqiri nuk luan një ndeshje për Liverpoolin që nga janari kur u paraqit 39 minuta në barazimin për Liverpoolin.
Futbollisti i lindur në Gjilan thuhet se ka pasur një mosëmarrveshje me trajnerin Jurgen Klopp dhe ky i fundit e ka mbajtur në bankë rezervë duke mos i dhënë asnjë minut.
Por si duket Shaqiri mund të ketë disa minuta në ndeshjen e ardhshme kundër Southampton.
Mirror bënë të ditur se mosmarrëveshjet mes tyre dhe lëndimi që kishte ditët e fundit kanë marrë fund.
Kujtojmë se në pjesën e parë te sezonit, Shaqiri bëri paraqitje shumë të mirë duke veçuar dy gola kundër Manchester United. /IndeksOnline/