75 Mall Live Search
09:24 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

ESPN: Shtëpia e Coutinhos është e ‘mallkuar’!

Televizioni i njohur sportiv, ESPN ka ardhur me një konstatim të çuditshëm rreth formës së brazilianit të Barcelonës, Philipe Coutinho.

Sipas tyre, është një shaka në komunitetin e Barcelonës që shtëpia e Coutinhos është e mallkuar.

Braziliani jeton në ‘Castelldefels’. Në atë vend kanë jetuar dhe jetojnë edhe futbollist tjerë të Barcelonës si Cesc Fabregas, Thomas Vermalen dhe Andre Gomes.

Që të gjithë këta kanë dështuar të tregojnë diçka tek Barcelona përkundër pritjeve të mëdha./Indeksonline/