Ujësjellësi ‘Prishtina’ paralajmëron qytetarët: Paguani borxhin ose do mbeteni pa ujë!
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.
Shkyçjet individuale për konsumatorët borxhlinj kanë filluar në janar të këtij viti si vazhdimësi e vitit 2018.
Në muajin janar 2019 janë realizuar 17 shkyçje individuale, në muajin shkurt 2019 janë realizuar 96 shkyçje individuale dhe në muajin mars 2019 janë realizuar 82 shkyçje individuale.
“Paralajmërojmë konsumatorët borxhlinj ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit se kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat dhe borxhin e akumuluar”, thuhet në njoftim.
Nëse nuk reflektojnë atëherë jemi të detyruar të ndërmarrim masa ndëshkuese, ligjore sipas;
• Ligji Nr.05/L-042, Neni 28 paragrafi 3,3.2,3.3 neni 29 paragrafi 1,2
• Ligji Nr.04/L-121, Neni 26 paragrafi 1.2 si dhe në bazë të Rregulloreve të Autoritetit Rregullativ të Ujërave
a) R.03/2017 Neni 10, paragrafi 1.1 Neni 13, paragrafi 1 ,Neni 14. Paragrafi 1.2.3
b) R.05/2017 Neni 7,paragrafi 1.2.2.1.2.2, 2.3,2.4. Neni 14 paragrafi 1.1.1,1.2.1.2
c) R.06/2016 Neni 14, paragrafi 1.2,3 si dhe nën paragrafet 1.1,1.2,1.3
Konsumatorë të nderuar,
KRU ” Prishtina” sh.a., ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit (shkyçje individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat, etj.) dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjar : (shkyçja dhe rikyçja e ujit …….. 20.00 €, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 % në vlerën totale të borxhit të akumuluar).
KRU “Prishtina” sh.a. i’u ka ofruar bashkëpumin dhe mundësi të lehta të ndryshme ( riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi.
Paraprakisht falënderojmë të gjithë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat e ujit, njëkohësisht ftojmë borxhlinjtë që, urgjentisht të paguajnë detyrimet që keni / kanë ndaj KRU ”Prishtina” sh.a. /Indeksonline/