Këshilltarja në MPB e këshillon Daçiqin ta shikojë shtetin e tij të mbytur nga grupet e narkotikëve e grabitjeve
Myzejene Selmani, këshilltare në MPB ka reaguar ndaj, thirrjes së Ivica Daçiqit për qytetarët serb që të mos udhëtojnë në Kosovë, i cili e quan Prishtinën vend kriminaliteti.
Ajo në një postim në Facebook, ndër të tjera shkruan se nëse Daçiqi di për shkallën e kriminalitetit në pjesën veriore me shumicë serbe atëherë me siguri e di kush po i shantazhon serbët, kush i ka hedhur në ajër makinat atje.
Postimi i plotë i Selmanit:
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, duke marrë si shkas Deklaratën e Ambasadës së Britanisë, i cili ka këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në veri të Kosovës për shkak të kriminalitetit, kërkoi nga qytetarët e Serbisë të mos udhëtojnë në këtë vend për shkak të jostabiliteit të madh politik sepse edhe atje është kaos i madh politikë.
Ai thotë se qëllimisht është cinik sepse kurrë atë cili krahas terroristëve, therrësve dhe kriminelëve në Prishtinë qe flet se ka kriminalitet në veri të Kosovës është gënjeshtër.
Ai në një deklaratë për RTS thotë se me shumë se në Prishtinë nuk ka kriminalitet në pjesën veriore të Kosovës.
Kreu i diplomacisë serbe duhet ta dijë se pjesa veriore e Kosovës nuk është pjesë e Serbisë.
Gjithashtu nëse Daçiqi e di për shkallën e kriminalitetit në pjesën veriore me shumicë serbe atëherë me siguri e di kush po i santazhon serbët, kush i ka hedhur në ajër makinat, kush janë autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, kush e ka bërë gjithë atë kontrabandë për vite në atë pjesë, sa persona me ndjekje ndërkombëtare janë strehuar në atë pjesë… Diplomacia serbe ka kohë që tenton të mohojë ekzistencën e institucioneve të Kosovës.
Por Daçiqit duhet kujtuar se Kosova është Republikë, ka institucionet e veta që janë përgjegjës para Parlamentit të Kosovës dhe përmes retorikës së thatë nuk mund të manipulosh bashkësinë ndërkombëtare. Si ish ministër i brendshëm i Serbisë, profesion që ta do zemra, kur akuzon dhe kritikon ndonjë shtet tjetër, duhesh të ktheni kokën së pari nga vendi yt. Parametrat dhe raportet ndërkombëtare lidhur me trafikun e narkotikëve dhe grabitjeve në qendrat më të mëdha botërore nga grupet serbe Pink Panter, demaskojnë Daçiqin.
Serbia sot, zë një nga vendet e para në botë për spastrim parash pikërisht nga narkotiku dhe shitja e armëve dhe ky është një fakt. Dëshmia më e mirë është kur më 23 mars ekspertë nga FBI dhe DEA biseduan me Ministrin e Brendshëm lidhur me luftën kundër krimit transnacional. Vetëm tre ditë më pas, një tonë kokainë, në vlerë 300 milionë u kap në në një anije në lumin Danub në Rumani që trafikohej nga dy serbë. Nuk jam e sigurt sa do ti përgjigjen qytetarët e vendit të tij, thirrjes për të mos lëvizur në Britani. Pikërisht për shkak të sanksioneve dhe pamundësisë për për të lëvizur ndodhi rënia e Milosheviqit.