Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Tsipras telefonon Ramën
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
ATSH raporton se gjatë kësaj bisede, të dy kryeministrat diskutuan për reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.
Ata diskutuan gjithashtu rreth zhvillimeve rajonale dhe marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.