Jep dorëheqje kreu i Ushtrisë së Zvicrës, kishte lënduar nyjen e komblikut
Kreu i Forcave të Armatosura zvicerane, Philippe Rebord, ka dhënë një dorëheqje befasuese për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Rebord, 61 vjeç, i tha të enjten mediave në Bern se ai vuan nga një nyje e dëmtuar rëndë në komblikun e tij dhe se kjo e kufizon në atë masë, sa që gjendja e tij e përgjithshme fizike nuk është më në përputhje me punën që bën, transmeton IndeksOnline.
Oficeri i lartë 62 vjeçar e ka arritur tashmë moshën për pensionim të rregullt. Por Këshilli Federal ia kishte vazhduar atij kontratën deri në fund të vitit 2020, duke synuar kështu ruajtjen e kontinuitetit në kreun e ushtrisë.
Ministri i Mbrojtjes Viola Amherd tha se ka filluar kërkimi për një pasardhës, i cili do të zgjidhej nga qeveria ndoshta para fundit të vitit.
Ky vendim ka penalizuar paska Ministrinë e Mbrojtës, pasi nga Rebord pritej vazhdimi i reformës së ushtrisë dhe përtëritja e plotë e forcave ajrore dhe të mbrojtjes kundërajrore, dy projekte shumë të mëdha këto. Kështu tash, me njoftimin për dorëheqje të shefit të ushtrisë, krijohet një vakuum në udhëheqjen e saj.
Nëntorin e kaluar Rebord kërkoi falje për shpenzimet e tepërta të kryera nga udhëheqja ushtarake, duke pranuar ishin bërë “gabimet morale” në të kaluaren. /IndekOnline/