75 Mall Live Search
08:18 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Maradona hetohet për mbështetje të Maduros

Federata Meksikane e Futbollit (FMF) deklaroi se legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona do të hetohet për shkeljen të Kodit të Etikës, që ka të bëjë me mbështetjen ndaj presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro pas një ndeshjeje të kohëve të fundit.

“Këtë fitore unë dua t’ia kushtoj Nikolas Maduros dhe të gjithë Venezuelës që vuan”, tha të dielën Maradona pas fitores së ”Dorados de Sinaloa” ekipit që ai trajnon, kundër ”Tampico-Madero” në divizionin e dytë të kampionatit meksikan.

“Këta amerikanët që janë sherifët e botës, besojnë se për shkak se ata kanë bombën më të madhe në botë mund të na udhëheqin, por jo, nuk munden”, vazhdoi ish trajneri i ekipit të Argjentinës.

“Kjo kukull që ata kanë si president nuk mund të na blejë”, tha fituesi i Kupës se Botës 1986 ,duke kritikuar kështu presidentin amerikan, Donald Trump.

FMF tha në një deklaratë se këto vërejtje mund të përbëjnë shkelje të neneve 6, 7, 9, 10 dhe 11 të Kodit të Etikës, që siguron në veçanti që anëtarët pjesëmarrës duhet të jenë asnjanës në çështjet fetare apo politike.
Maradona ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqësit e krahut të majtë në Amerikën Latine. Në veçanti, ai e përshkruan Fidel Castro si “babain e dytë”.

Në dhjetor, sulmuesi legjendar u dëbua nga fusha për fyerje të lojtarëve dhe anëtarëve të klubit ”Atletico San Luis”, pas një humbjeje në turneun e hapjes të kampionatit të divizionit të dytë.