75 Mall Live Search
21:05 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Të rinjtë e Dragashit pastrojnë aksin rrugor ‘Bellobrad-Buzes’

Kuvendi i të rinjve nga Komuna e Dragashit ka marrë iniciativën për pastrimin e aksit rrugor ‘Bellobrad-Buzes’.

Këta të rinj i kanë arrit që t’i mbledhin të gjitha mbeturinat e hedhura në atë zonë.

Gjatë këtij aktiviteti atyre u është ofruar ndihmë edhe nga Policia e Kosovës, të cilët u kanë ofruar atyre siguri.

Organizatorët kanë premtuar se ky nuk do të jetë aktiviteti i tyre i fundit në këtë komunë.

Motoja e tyre është: Nëse doni ta shkatërroni një popull, shkatërrojani gjelbërimin.