75 Mall Live Search
08:05 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë temperaturat pranverore, këto janë parashikimet e motit për sot

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, por në pjesën perëndimore, jugore dhe jugperëndimore priten riga të dobëta shiu.

Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë celsius minimalja dhe 16 deri në 18 gradë celsius maksimalja.

Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, por ato do të mbesin me të njëjta amplituda me ditët e fundit.    

Duke i marr parasysh këto luhatje të masave ajrore dhe gjendjes së përgjithshme meteorologjike vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë në kufijtë e shëndetshëm. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Java e ardhshme parashihet të ketë reshje më të theksuara të shiut dhe ulje të temperaturave.