Josa: Do të isha hipokrit nëse them se s’jam i kënaqur me skuadrën
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa është shprehur i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Ferizajit në udhëtim. Shefi i shtabit teknik të ‘bardhë e kaltërve’ tha se do të ishte ëkrit nëse deklaron që nuk është i kënaqur me skuadrën.
“Kur fiton një ndeshje me një skuadër e cila dha 100 për qindëshin e vet për mbijetesë, normal që edhe ne jemi për të vazhduar rrugën qe e kemi nisur për titull, mund të them që ishte ndeshje e vështirë”, tha Josa pas ndeshjes për SuperSport.
“Duke pasur parasysh se si u zhvillua lojë dhe jemi rrezikuar vetëm një herë nga ana e Ferizajit dhe e kishim topin gjatë gjithë kohës në zotërim duhet të ishim më efikas por nuk do të thotë se të gjitha rastet duhet të shënohen”, shtoi Josa.
“Në disa raste në pjesën e parë nuk i zhvilluam si duhet aksionet, megjithatë jam përgjithësisht i kënaqur me mënyrën e zhvillimit të lojës. Do të behem ëkrit nëse them se s’jam i kënaqur nga skuadra. Mos të flasim shumë gjëra, për ne është detyrë të përqendrohemi në ndeshjen tjetër më KEK-un”, përfundoi trajneri i kryeqytetasve.
Prishtina vazhdon të jetë ndjekësja më e afërt e liderit Feronikelit, me tri pikë më pak, gjithsej 59 pikë pas 26 xhirove në Superligë.
Në xhiron e 27-të, Prishtian e pret ekipin e fundit në tabelë, KEK-un, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.