75 Mall Live Search
22:17 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Vojvoda po kërkohet nga skuadra të Bundesligës dhe Ligue 1

Mbrojëtsi Mërgim Vojvoda ka treguar formë të mirë dhe në ngritje me skuadrën e tij Mouscron në Belgjikë.

Ai ka luajtur 29 ndeshje sivjet në elitën e futbollit belg duke shënuar një gol. Paraqitjet e tij veçanërisht me kombetaren e Kosovës, kanë bërë që shumë klube të shprehin interesim për shërbimet e tij.

“Ka interesim nga disa skuadra evropiane. Kam marrë oferta nga Gjermania dhe Franca. Nuk e kam marrë ende vendimin, të shohim çka do të ndodh por ka mundësi që në afatin e ardhshëm kalimtar të largohem nga Belgjika” deklaroi Vojvoda për Indeksonline.  

24 vjeçari luan te skuadra belge Mouscron që nga viti 2016.