A po ia dedikon dikujt refrenin e këngës së re, Butrinti?
Butrint Imeri është duke shijuar suksesin e këngës ‘Sa gjynah’ në bashkëpunim me Majk-un.
Këtë herë ai ka publikuar një fotografi, I veshur në të bardhë e që për mbishkrim zgjodhi pikërisht pjesë të kësaj kënge, transmeton Indeksonline.
“Sa gjynah për këtë dashni”, shkroi Butrinti e që nuk dihet nëse po ia dedikon dikujt apo vetëm dëshiron t’ua përkujtoj njerëzve këngën e re.

Duhet përkujtuar që këngëtari u përfol për një lidhje të hapur me prezantuesen Kiara Tito, por që së fundi të dy kanë zgjedhur të tregohen të heshtur karshi kësaj teme./Indeksonline/