75 Mall Live Search
12:52 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: 13 seanca të jashtëzakonshme për tre muaj, a jemi në gjendje lufte apo çka?

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar procedurën përmes të cilës është thirrur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për të debatuar për ikjen e të rinjve nga Kosova.

Krasniqi ka thënë se për këtë seancë, deputetët janë njoftuar përmes emailit, vetëm 20 minuta më herët.

Tutje  ai ka theksuar se për 3 muaj, Kuvendi ka mbajtur 13 seanca të jashtëzakonshme, duke pyetur se a është Kosova në gjendje lufte apo çka tjetër.

 “Kjo seancë është thirrur papritmas, nuk besoj që është dashur të thirret kaq shpejt. Së paku është dashur t’i njoftonim deputetët që kjo seancë do të mbahej në këtë datë. Ftesa zyrtare ju ka ardhur para nja 20 minutave me email. Kam frikë se shumica prej nesh nuk janë të përgatitur për këtë seancë, e di që secili mund të flasim diçka, por mendoj se temat e tilla duhet të kenë një trajtim më serioz. Kjo është seanca e 13 e jashtëzakonshme për tre muaj. Nëse dikush nuk është i njoftuar për gjendjen në Kosovë dhe nëse i thu se parlamenti i Kosovës, i ka thirrë 13 seanca të jashtëzakonshme për 3 muaj, kjo i bie që jemi ose në ndonjë gjendje lufte, ose ndonjë konflikti a krize. Unë besoj se disa tema vërtet është dashur të trajtohen në mënyrë të jashtëzakonshme, por s’jam i sigurt se substance e diskutimeve do të jetë më e duhura”, ka thënë Krasniqi.