Haradinaj: Na mërzit ikja e të rinjve, por nëse janë të papunë e gjejnë punë diku tjetër është e arsyeshme
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka komentuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për ikjen e shumë të rinjve nga Kosova.
Sipas Haradinajt është ide e mirë mbajtja e kësaj seance dhe se Qeveria do të zbatojë atë çfarë parasheh Parlamenti i Kosovës, në mënyrë që të përballen me të gjitha temat.
“Është një ide e mirë , një seancë e qëlluar me diskutu në Parlament për një temë që është e ndjeshme dhe mendoj se është mirë të diskutohet për këtë temë. Nuk ed i çfarë kanë propozuar si rezolutë por cdo veprim që del për qeverinë do ta zbatojmë, atë çka parasheh Parlamenti, në mënyrë që jo vetëm me u përballë me gjitha temat por që edhe serioziteti dhe angazhimi të jetë në vazhdimësi.E mirëpres dhe e vlerësoj mbajtjen e seancës për fat të keq unë isha në tjetër vend dhe nuk arrita t’i bashkohem, por çdo rekomandim që del e shqyrtojmë”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë.

Tutje kryeministri Haradinaj tha se që 10 vjet ka njerëz të shumtë që presin para ambasadave, por që ata që s’kanë një vend pune dhe gjejnë një të tillë në Gjermani a diku tjetër, është një zgjidhje dhe është mjaft e arsyeshme.
“Për ata që s’kanë një vend pune dhe gjejnë një vend pune në Gjermani ad iku tjetër, ajo është një zgjidhje derisa se ka një vend pune këtu e gjen një vend pune diku është zgjidhje dhe për ata të papunë është e arsyeshme. Është shqetësim , pra shqetësuese por ne veprojmë dhe operojmë në realitetet tona dhe realiteti është i pamundshëm që papunësia të zgjidhet me urgjencë, por më e mira është të lehtësohet zhvillimi, prodhimi e fuqizimi i ekonomisë tonë. Ideja e lëvizjes, shumica që shkojnë ata vetë kthehen. Nëse gjejnë puna, pra kontratë pune, prapë mendoj se statistikat është mirë t’i shohim ato të lëvizjes se ato flasin diçka.Para ambasadave mendoj se ashtu kanë qenë që 10 vjet. Pra e njëjta gjendje, para ambasadave kam jetu në Dragodan gjithmonë kur jam nis për punë në mëngjes i kam pa në mëngjes.Ai që e gjen një vend punë në Gjermani gëzohet, edhe ai edhe familja dhe kisha pas qef që secili me gjet në Kosovë, por nëse nuk ka mirë që bëjnë qahre. Pra keq që s’është në Kosovë, sepse atje ndoshta gjen punë por këtu mungon një person në ekonominë e vendit dhe aty është dëmi.Normal që na shqetëson e na mërzit, por papunësinë e 30 viteve, nëse dikush mundet me zgjedh shpejtë merreni punën tem dhe zgjidheni edhe unë jam me ju. Por ne po punojmë që kjo të ndodhë”, shtoi tutje Haradinaj.
Kryeministri u pyet nga gazetarët edhe për takimin e 29 prillit në Berlin, ku tha se është një takim i gjerë, e që pret të shfrytëzojë këtë mundësi që të bisedojë me shumë personalitete lidhur me mundësinë sa më të shpejtë për liberalizimin e vizave.
“Ftesa është një takim i gjerë, pra në kandin Perëndimor është një nder që këtë takim e kryesojnë Merkel dhe Macron e kemi për nderë edhe ne në Kosovë që të jemi. Por nuk kemi agjendë ose takime tjera bilaterale, pra nuk kemi diçka të tillë. Aty janë shumë njerëz të ftuar, pra një tavolinë e madhe do të bisedojnë ata që kanë fjalë do të kemi mundësinë të bisedojmë, do të konsultohemi .Ky nuk është takim bilateral, por takim i gjerë janë të ftuar Edi Rama, Zaev e shumë të tjerë, pra tavolinë e përbashkët, pra logjika e Procesit të Berlinit ngjarja e radhës. Në të kaluarën këto takime i kanë kryesuar presidentët, tani do të kryesohet nga Merkel dhe Macron mendoj se është i dobishëm por nuk kam ndonjë parashikim për marrëveshje potenciale tani”, tha tutje Haradinaj./Indeksonline/