75 Mall Live Search
17:48 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Demaliaj: Askush nuk është ka e lëshon Kosovën në mënyrë të paligjshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj konsideron se askush nuk është duke ikur nga Kosova në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, të gjitha ata që po e lëshojnë Kosovën po ia mësyjnë shteteve të BE-së me vizë punë ose për bashkim familjarë.

“E dimë, e shohim për eksodin e shqiptarëve e folën edhe kolegët më herë. Populli i Kosovës është i lidhur me shtetin e vet. Në kohën e luftës janë dëbuar nga Millosheviqi, dhe ne jemi vetëm 11 vite që jemi shtet dhe problemin e migracionit e kanë edhe shtetet e G7-ës, e na për 11 vite po dojmë me u renditë me shtetet që janë me qindra vite si shtet”, ka thënë Demaliaj në seancën e Kuvendit të Kosovës- transmeton Indeksonline.

Madje, Demaliaj ikjen e kosovarëve për në vendet e përendimit e lidhë me agjendë rusë.

“Ne po flasim për ikjen, por nuk po ikë askush. Qytetarët e Kosovës po shkojnë e po vijnë. Në vitin 2015 ka pas ikje, por tani po shkojnë të gjithë në mënyrë të ligjshme. Agjentët rusë dhe serbë nuk duhet të jenë kauza në Kosovë. Asnjë qytetarë nuk ka dalë në mënyrë ilegale. E dimë diasporën tonë sa të fuqishme e kemi. Të gjithë e dimë sa remitenca, po bëhet fjalë për gjysmën e buxhetit të Kosovës nga diaspora jonë e fuqishme”, ka vlerësuar tutje ai.

“Sot është gjendja e mirë, po presim me qenë edhe më mirë, gjihë diaspora zbret në Kosovë, bile nganjëherë thojnë a jeni gati me shku se na lodhën. Janë mbi 55 mijë njerëz nga diaspora që vijnë ose e marrin naj çikë ose ndonjë djalë të mirë. E njerëzit tanë kanë shku edhe pas shpalljes të Pavarësisë, njerëzit që kanë studiu edhe jashtë, edhe mjekët pastaj për shkak të burimeve më të mira financiare.Prandaj, askush nuk është ka e lëshon Kosovën në mënyrë të paligjshme, vizë pune, bashkim familjarë”, ka theksuar deputeti i AAK-së, transmeton Indeksonline.