75 Mall Live Search
19:36 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Sekuestrohen pronat e ish-deputetit socialist, vlera 40 milion euro

Prokuroria për Krime të rënda ka sekuestruar so pasuri të paluajtshme të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Bëhet fjalë për prona që kapin vlerën e 40 milion eurove.

Më konkretisht, janë vënë në sekuestro 300 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Lezhës.

Sipërfaqet ndodhen në vendet e njohura si “Mali i Rrenzit”, Shëngjin, “Rana e Hedhun”, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazh.

Mësohet se prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Sekuestrot janë dhënë me vendimin e gjyqtarit Bib Ndreca”, thuhet në njoftim e Krimeve të Rënda.

Arben Ndoka ra në prangat e policisë në tetor të vitit 2018, gjatë operacionit të policisë “Volvo 4”.

Nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.