75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Ocasio-Cortez i del në mbrojtje IIhana Omaras për komentet e 11 shtatorit

Demokratja, Alexandria Ocasio-Cortez e cila përfaqëson Nju Jorkin në Kongres i ka dal në mbrojtje përfaqësuese demokrate, IIlhana Omara pas komenteve për sulmin terrorist të 11 shtatorit.

Omara u kritikua pas komenteve të saja, ku tha se me 11 shtator disa njerëz bën diçka. Mediat iu vërsulën duke thënë se pse nuk i quajti terrorist.

Cortez i quajti shkrimet e mediave me përmbajtje urryese dhe i doli në mbrojtje Omaras.

“Ja këtu keni një fakt: Omara ka qenë një nga sponsorët për fondin e kompensimit të familjeve të viktimave të 11 shtatorit. Ajo ka bërë më shumë për familjet e viktimat se sa disa republikan.”, kishte thënë Cortez. /Indeksonline/