75 Mall Live Search
16:47 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Bytyqi viziton Panairin e Universiteteve Amerikane, falënderon SHBA-në për përkrahje

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se universitetet amerikane kanë ndihmuar nxënësit dhe studentët që të jenë kuadro më të përgatitura, njofton Indeksonline.

Ai pas një vizite në Panairin e Universiteteve Amerikane nga ShBA dhe Evropa, ka falënderuar Amerikën për përkrahjen e vazhdueshme.

Këtë vizitë në këtë panair Bytyqi e ka bërë së bashku me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Bytyqit në Facebook:

Kisha kënaqësinë që bashkë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, z. Philip Kosnett, të vizitoj Panairin e Universiteteve Amerikane nga ShBA-të dhe Evropa.

Ky panair, i organizuar nga Qendra Amerikane për Këshillim (American Advising Center– EducationUSA), dhe mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, do të ndihmojë nxënësit, studentët dhe profesorët kosovarë të njihen me programet e studimeve akademike dhe mundësitë e përkrahjes financiare në këto universitete amerikane.

U jemi mirënjohës gjithmonë ShBA-ve dhe universiteteteve amerikane për mundësinë që ua kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’ua japin të rinjve tanë për t’u arsimuar në universitete të zhvilluara. Kjo i shërben Kosovës në krijimin e kuadrove të reja të përgatitura për zhvillimin e vendit tonë!/Indeksonline/

Image may contain: 6 people, people standing and suit
Image may contain: 12 people, crowd and indoor
Image may contain: 7 people, suit