75 Mall Live Search
22:40 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Gani Dreshaj: Punëtorët privatë po i marrin pagat në zarf, të rritet paga minimale!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka thënë sot në Parlament se duhet të rregullohet çështja e punëtorëve privatë dhe e pensioneve.

Dreshaj ka deklaruar se ka shumë punëtorë në Kosovë që sot i marrin pagat në zarf dhe nuk janë fare të regjistruar si punëtorë.

Deputeti nga Istogu ka kritikuar Ministrinë për Fondin Pensional që sipas tij po luhet kumorë me të.

“Njerzvë iu takon pensioni, një ditë punë një ditë pension. Pensionet e RSFJ-së duhet me i marrë të gjitha, por për këtë duhet të luftojë avokati i popullit. Por, dua ta pyes ministrin se çfarë po bëhet me pensionet aktuale, ku është paga minimale në ndërmarrjet private. A e di ministër se gjysma e punëtorëve privat i marrin pagat në zarf.

I paguajnë 150 euro në zarf dhe të tjerat s’i marrin fare. Ku është fondi pensional me të cilin po luhet kumorë, e po jepet me fajde. Për këtë aktual po flas, e mos ta fajësojmë gjithmonë Serbinë.

Pse marrim ne pare me fajde prej bankave me 7.8%, e bixhozë luhet me fondin pensional aktual. Jemi të detyruar t’i plotësojmë kushtet e BE-së, e të lëmë fjalët e thata me gojë plot për një Kosovë Euro-Atlantike.

Secili person duhet të gëzojnë pensionin, sa ditë ka punuar e sa kohë ka punuar. Jam i bindur që ende nuk e dimë se ku janë fondet e privatizimit edhe mund të them se dikush po luan me fondet e pensionit aktualisht” ka thënë Gani Dreshaj.