Vendimi i Spalletit për Interin, diçka që s’e bëjnë shumë trajnerë!
Luciano Spalleti ka thënë se përballja ndaj Juventusit është një spektakël futbolli për tifozët e futbollit në Itali. Sipas Spalletit, fitorja ndaj kampionëve do të tregonte forcën e vërtetë të Interit.
Trajneri italian nuk e di ende nëse do të mbetet te Interi, por se ka paralajmëruar një vendim në konferencën e fundit të sezonit.
“Në fund të sezonit do të dal në konferencë në të cilën do të flas për secilin futbollistë të Interit. Do t’i tregojë emrat e atyre që kanë punuar dhe atyre që kanë prishur atmosferën në skuadër. Është vendim i Interit nëse do të vazhdojnë me mua apo jo, por unë do të tregojë të vërtetën e skuadrës” ka thënë Spalleti./Indeksonline/