Para gjysmë viti nuk na koriti në Prishtinë, sot e bën kahre edhe Barcelonën
Barcelona është mposhtur në futsall nga skuadra e Kazakistanit, Kairat Almaty. 2-5 ishte rezultati i fitores së kazakëve në një përballje spektakolare mes dy nga skuadrat më të mëdha evropiane në këtë sport.
Djelmoshat kazak për të arritur deri këtu fillimisht janë përballur me ish-skuadrën kosovare, Feniksin nga Drenasi.

Skuadra nga Drenasi nuk ishte koritur përballë yjeve të Kairatit ngase ishte mposhtur 3-7 në kuadër të “Main Round”.

Portieri Higuita ishte më meritori për suksesin e Kairat në fitoren ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/