Prishtina dhe Rahoveci shënojnë fitoret e radhës, gjithmonë më afër finales
Ekipi i Prishtinës në basketboll ka arritur ta mposht Bashkimin në ndeshjen e dytë gjysmë-finale të ‘Play Off’-it.
Kryeqytetasit shënuan fitore me rezultat 97-88, duke rritur serinë e fitoreve 2:0 kundër prizrenasve, transmeton Indeksonline.
Lojtarët më të mirë të Prishtinës ishin Myles me 30 pikë dhe Bashir me 14 pikë. Kurse në anën tjetër nuk mjaftuan 29 pikët e Jordan Caps.
Prishtinës i duhet edhe një fitore për të kaluar në finalen e ‘Play-Off’-it.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Rahoveci kundër ekipit Yllit të Suharekës.
“Vreshtarët” shënuan fitore me rezultat të ngushtë 80-72. Me këtë fitore Rahoveci kanë rritur serinë e fitore në 2:0 kundër Yllit.
Ekipit të Rahovecit i duhet edhen një fitore
për të shkuar në finale. Lojtarët më efikas tek “Vreshtarët” ishin Richardson me 25 pikë dhe Minnis i cili
realizoi ‘double-double’ me 14 pikë e 13 kërcimeve.
Tek Ylli më të mirët ishin Osby me 20 pikë e 10 kërcime dhe Holloman me 20 pikë
e 16 kërcime./Indeksonline/