75 Mall Live Search
17:49 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

“Çele guri gojën”, ‘daja’ nga Kosova para hetuesve për grabitjen në Rinas

Ragip Hajdini, personi i gjashtë i arrestuar për milionat e eurove të grabitura në Rinas nuk ka pranuar të flasë para hetuesve për të zbardhur detaje nga ngjarja.

50-vjeçari nuk ka dhënë sqarime para grupit hetimor, të cilët e kanë pyetur disa herë në ambientet e policisë. Hajdini u arrestua të premten pasi emri i tij u zbulua gjatë dëshmisë së Alkond Bengasit.

I arrestuari i 6 për grabitjen në aeroportin e Rinasit, Ragip Hajdini, i njohur dhe me pseudonimin “daja nga Kosova” nuk ka pranuar të flasë para grupit hetimor.

50-vjeçari nga Peja e Kosovës është pyetur nga hetuesit por nuk ka dhënë sqarime lidhur me rolin e tij në grabitjen e disa miliona eurove të datës 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Hajdini, i cili u arrestua pasditen e të premtes, pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të hënën për tu njohur me masën e sigurisë, ku nga hetuesit ka dyshime ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan, duke i vendosur mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Policia e Shtetit vuri në pranga Hajdinin pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili deklaroi para hetuesve se ishte një shqiptar i Kosovës që shoqërohej me Admir Muratajn.

Lidhur me këtë rast policia shqiptare ka bashkëpunuar dhe me autoritetet kosovare duke shkëmbyer informacione, nga ku ka rezultuar se Hajdini është me precedent të mëparshëm kriminal, shkruan oranews. 50-vjeçari nga Peja është i dyshuar për grabitjen e 25 kilogramëve ar nga dhoma e dëshmive në policinë e Pejës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012, por dhe për grabitjen e një argjendarie në Dibër të Madhe në korrik të 2014-ës.

Për grabitjen e miliona eurove në Rinas deri më tani janë arrestuar Elton Pikli, Oltjon Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.