75 Mall Live Search
21:28 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Zbrazet fshati Bequk, shkak mungesa e infrastrukturës

Mungesa e infrastrukturës në fshatin Bequk të komunë së Vushtrrisë, ka bërë që me dhjetëra shtëpi të mbesin të zbrazura, përcjellë Indeksonline.

E ata pak banorë që kanë mbetur në këtë fshat thonë se mungesa e rrugës është duke iu shkaktuar probleme të shumta.

“Ma shumë na shkojnë shpenzime me ndreq mjete se sa që marrum bereqet. Nëse qekjo rrugë përmirësohet, na kena me u kthy në vendin tonë”, tjhotë një nga banorët për klankosovën.

Në anën tjetër, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, premtoi se rruga e kësaj ane do të asfaltohet vitin e ardhshëm. /Indeksonline/