Pesë kandidat për pozitën e rektorit në Universitetin e Prizrenit
Në garë për rektor të Universitetit ‘Ukshin Hoti’ në Prizren janë pesë kandidatë.
Emrat e kandidatëve janë: Ismet Temaj, Kadri Kryeziu, Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti.
Ky universitet që nga muaji maj i vitit të kaluar është pa rektor.
Ismet Temaj ishte zgjedhur në dhjetor të vitit të kaluar ushtrues detyre nga Këshilli Drejtues.
Intervistimi i kandidatëve do të mbahet nesër./Indeksonline/