75 Mall Live Search
23:40 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Me ShBA nuk ka shaka, loja e Kinës me Trump-in do t’i kushtoj rëndë

Kina me ShBA-të po lëviznin drejt një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës tregtare, kur papritmas gjithçka mori drejtim tjetër gjatë kësaj jave.

Gjatë fundjavës, presidenti i ShBA-së Donald Trump premtoi të rrisë tarifat që do të thoshte humbje 200 miliardë euro për mallrat kineze, transmeton Indeksonline.

Kjo për shkak që të mosbindjes së Pekinit, që nuk dha një përgjigje të menjëhershme dhe nxiti mediat e shtetit për të raportuar mbi kërcënimet.

Gjatë të mërkurës, qeveria kineze paralajmëroi që do të hakmerret.

Një marrëveshje ende mund të arrihet por do të jetë një luftë shumë më e vështirë se që mendohet.

Kjo luftë tregtare mes Kinës dhe ShBA-ve pritet të ketë ndikim në ekonominë globale./Indeksonline/