Futbollistët e Prishtinës e vizitojnë në spital lojtarin e Llapit
Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu, i cili pësoi lëndim të rëndë gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Prishtinës, tani është në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Veliu mori trajtimin mjekësor në fushë para se ai të dërgohej me autoambulancë në spital.

Veliu mbeti i lënduar në minutën e 33-të ndeshjes, pas një përplasjeje me Diar Miftarajn e Prishtinës dhe pastaj u dërgua në spital.
Pas ndeshjes lojtarin llapjan e kanë vizituar futbollistët e Prishtinës me në krye kapitenin Dallku. /IndeksOnline/
