75 Mall Live Search
19:02 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Partizani kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh

Partizani shpallet zyrtarisht Kampion i Shqipërisë. Fitorja 2-1 në derbin e kryeqytetit i ka dhuruar “Të Kuqve” titullin e 16-të kampion në Kategorinë Superiore pas plot 26 viteve pritje.

Golat për Partizanin i shënoi Çinari në minutën 29-të dhe 72-të ndërsa për Tiranën realizoi Greca në minutën e 41-të.

Ky triumf i jep fund dominimit disa vjeçar të Skënderbeut dhe Kukësit. /IndeksOnline/