Barcelona triumfon ndaj Getafes, Sociedad i jep leksion Realit
Barcelona ka mposhtur Getafen me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së parafundit të La Ligas.
Golat për Barcën i realizoi Arthuro Vidal në minutën e 39-të dhe një autogol i Dakonam në minutën e fundit të ndeshjes.
Real Madrid e ka pësuar nga Sociedad me rezultat 3-1, shkruan Indeksonline.
Mbretërit kaluan të parët në epërsi me golin e Diaz në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Vallejo u ndëshkua me të kuq në minutën e 39-të dhe i bëri të vështira punët për skuadrën e Zidane.
Sociedad shfrytrëzoi epërsinë numerike duke shënuar tri gola (Merino 26, Zaldua 57 dhe Barrenetxea 67).
Barcelona është konfirmuar në vendin e parë me 86 pikë, Atletico në të dytin me 75 pikë derisa Real Madrid në vendin e tretë me 68 pikë. /IndeksOnline/