75 Mall Live Search
21:49 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Pogba përleshet me tifozët e Manchesterit pas përfundimit të ndeshjes

Manchester United përmbylli një sezon të dështuar në Premierligë dhe atë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Djajtë e Kuq u mposhtën në “Old Traford” me rezultat 0-2 nga skuadra që ka rënë nga liga, Cardiff, shkruan Indeksonline.

Pavarësisht nga fundi katastrofal i Unitedit, lojtarët dhe stafi bënë një xhiro të nderit pas përfundimit të ndeshjes.

Shumë tifozë qëndruan deri në fund në stadium dhe përgëzuan ekipin e tyre.

Megjithatë, pati një incident të keq që përfshinte disa përkrahës të zemëruar dhe Paul Pogba sapo mbaroi xhiroja e nderit.

Ata kanë fyer rëndë francezin duke e quajtur me fjalë shumë të rënda.

Ndeshja kundër Cardiff mund të ketë qenë e fundit e Pogbas me fanellën e Manchesterit. /IndeksOnline/