Vetëm dy skuadra kanë fituar më shumë se 2 tituj kampioni në histori të Superligës
Prej se është pavarësuar futbolli i Kosovës, janë zhvilluar 25 edicione të kampionatit.
Prej tyre skuadra më e suksesshme është Prishtina me 10 tituj të kampionit ndërsa Besa e ka fituar Superligën 3 herë, shkruan Indeksonline.
Është interesant të theksohet që këto janë dy skuadrat e vetme që e kanë fituar më shumë se dy herë kampionatin.
Në përgjithësi 11 skuadra janë shpallur kampion në Kosovë prej vitit 1991 kur garat janë organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Numri i titujve që kanë fituar skuadrat në Kosovë prej vitit 1991:
10 FC Prishtina (Prishtinë)
3 Besa (Pejë)
2 Drita (Gjilan)
2 Feronikeli (Drenas)
2 Trepça (Mitrovicë)
1 Besiana (Podujevë)
1 Dukagjini (Klinë)
1 Hysi (Podujevë)
1 Liria (Prizren)
1 Llamkos Kosova (Vushtrri)
1 Trepça’89 (Mitrovicë)