Skuadra e njohur kosovare e ndërron trajnerin, thonë se nuk ndihej mirë!
Sabit Osmani nuk është më trajner i Trepçës ’89. Ai është larguar nga posti i trajnerit pas humbjes 3:0 nga Prishtina.
Skuadrën në ndeshjen ndaj KEK-ut, do ta drejtojë Veton Çitaku.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Olle, kryetari i klubit, Abedin Zeka.
“Po është e vërtetë. Sabiti ka kërkuar që për arsye shëndetësore të lirohet nga pozita e trajnerit. Ai nuk e ka ndjerë vetën mirë. Skuadrën tani do ta drejtori drejtori sportiv, Veton Çitaku”, ka deklaruar Zeka.
Çitaku edhe më parë ka drejtuar disa herë 89-shin.
Trepça ’89 rrezikon të mbetet në barazh dhe nëse kjo ndodh, Çitaku do ta drejtojë po ashtu 89-shin.