Prishtinë, dyshohet për zjarr në një banesë
Një banesë në rrugën C në kryeqytet është përfshirë nga flakët.
Nga fotografitë dhe videon e siguruar nga Indeksonline, shihet banesa e cila është mbuluar nga tymi.

Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, derisa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo edhe për shkaqet e zjarrit. /Indeksonline/
