75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Titulli i parë i Ferronikelit me kryesinë e re, por kush e nisi rrugën e suksesit te skuadra nga Drenasi

Ferronikeli e ka arritur suksesin e parë me në krye Naser Ramën. Por, rruga e suksesit për skuadrën nga Drenasi ka filluar para pak vitesh.

Arton Berisha ishte drejtori që kishte nisur rrugën e trofeve për Ferronikelin.

Në kohën kur Berisha ishte drejtor e Ekrem Elshani kryetar, Ferronikeli kishte fituar plot 5 trofenjë.

Dy herë Superligën, dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën, ishin disa nga sukseset e Ferronikelit që dominonte futbollin e Kosovës për pak vite.

Rrugën e trofeve e ka vazhduar Naser Rama kur të dielën i siguroi skuadrës nga Drenasi për të tretën herë në histori Superligën e Kosovës. /Indeksonline/