Martin Garrix publikon projektin e ri muzikor “Summer Days”
Producenti dhe DJ i njohur, Martin Garrix ka lansuar projektin më të ri muzikor.
Kënga mbanë titullin “Summer Days”, që vjen në bashkëpunim me Macklemore dhe Patrick Stump.
Një këngë me ritme verore që i përshtatet ditëve me diell që po vijnë.
Duhet theksuar se e veçanta e këtij projekti është pikërisht videoklipi, që protagoniste ka një grua në moshë, e cila tregon se pavarësisht viteve ajo nuk ka humbur elegancën dhe sharmin./Indeksonline/