75 Mall Live Search
17:43 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Maqedonia Veriore do të mbaj paradën e parë të krenarisë në qershor

Komuniteti LGBT+ në Maqedoninë Veriore ka lajmëruar që do të mbaj paradën e parë të krenarirsë me 29 qershor të këtij viti në Shkup.

Maqedonia Veriore do t’i bashkëngjitet vendeve të Ballkanit që mbajnë parada të krenarisë.

Gjatë këtij viti, Bosnja dhe Hercegovina e mbajti për herë të parë, ndërsa në Kosovë po mbahet që dy herë.

Ndërsa në Beograd këto lloj parada mbahen që nga viti 2014-të. Po ashtu kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka treguar që bën pjesë në këtë komunitet./Indeksonline/