Zëvendëskryeministri Gashi përgëzon Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar sot
Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër i Diasporës Dardan Gashi ka reaguar për aksionin policor që u zhvilluar mëngjesin e sotëm në veri të vendit.
Zëvendëskryeministri ka përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar, duke theksuar se ata dëshmuan sot se për luftën kundër krimit janë të pakompromis.
Gashi gjithashtu ka uruar shërim të shpejtë për policiët e lënduar gjatë aksionit.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Gashit.
Kam përcjellur më vëmendje zhvillimet në veri të Kosovës, përkatësisht operacionin policorë të organeve të rendit dhe ligjit, kundër një dukurie kaq shqetësuese siq është krimi i organizuar
Si zëvendëskryeministër përgëzoj policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar dhe gatishmërinë për të siguruar rend dhe ligj edhe në pjesën veriore të vendit.
Këta të rinjë e të reja na dëshmuan edhe njëherë sot, se janë të pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Këto dukuri duhet të luftohen deri sa të çrrënjosën në plotëni, dhe Kosova të bëhet vendi që të gjithë ne e duam
Unë shpreh keqardhje për policët e lënduar gjatë operacionit, dhe u uroj shërim të shpejt