75 Mall Live Search
17:30 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

“Vazhdojmë të jemi në anën e Serbisë, pritëm reagim më të fortë nga BE-ja për aksionin në veri”

Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini tha se priste një reagim më të fortë nga Bashkimi Evropian për aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

 Pellegrini ka deklaruar se Sllovakia, si një anëtare e BE-së është e shqetësuar për shkak se sipas tij Prishtina nuk po  përmbush detyrimet në bazë të marrëveshjes së Brukselit.

“Reagimi nuk ishte në nivelin e duhur. BE-ja duhet të jetë shumë më e fortë dhe ne kemi pritur një reagim të tillë për atë çfarë ndodhi dy ditë më parë në veri të Kosovës”, tha ai gjatë takimit që pati sot me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

Ai madje tha se Sllovakia vazhdon të jetë në anën e Serbisë dhe se gjithmonë do të jenë kritikë për atë çfarë bën Kosova./Indeksonline/