75 Mall Live Search
17:57 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjilani vazhdon në Superligë, Besa dështon të rikthehet në elitë

Gjilani ka arritur të siguroj biletën edhe për një sezon në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Besën me rezultat minimal 1-0.

Besa dhe Gjilani zhvilluan ndeshjen e barazhit në stadiumin “Fadil Vokrri” ku pejanët kërkuan rikthimin në elitë, ndërsa gjilanasit qëndrimin në të.

Një gol shumë i bukur i Keita Razak në minutën e 24-t i mjaftoi Gjilanit për të mposhtur skuadrën e ligës së parë dhe për të luajtur në Ipko Superligën e Kosovës edhe sezonin e ardhshëm.

Edhe pse Besa u përpoq të barazonte shifrat, skuadra nga Anamorava e menaxhoi shumë mirë rezultatin deri në fund dhe në fund festa ishte e gjitha për gjilanasit. /IndeksOnline/