75 Mall Live Search
20:07 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Breshëri u shkakton dëme në të mbjellura banorëve të Istogut

Reshje të mëdha të shiut pati sot në gjithë vendin. Madje një pjesë e Klinës pati edhe vërshime, ku uji u fut thuajse në katet e para të shtëpive.

Por përpos kësaj, banorët e Istogut patën edhe breshër.  Madje disa banorë u dëmtuan edhe sa i përket të mbjellurave.

Një lexues i Indeksonline ka bërë të ditur se mbi 1 mijë fidanë të mbjellura, shalqi e shumë pemë të tjera i janë dëmtuar shkaku i këtij breshëri.

Për më tepër shihni fotografitë më poshtë: