75 Mall Live Search
22:07 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Protesta në Tiranë, Edi Rama në festivalin e muzikës elektronike!

Opozita në Shqipëri pati paralajmëruar nisjen e protestës sonte në ora 19:00.

Por edhe pse kanë kaluar disa orë, protesta është duke vazhduar madje situata ka eskaluar dhe policia është detyruar të startojë me gaz lotsjellës.

Por pavarësisht se situata nuk është aspak e qetë në Tiranë, saktësisht para Parlamentit, kryeministri Edi Rama po qëndron në Shëngjin.

Rama është parë në mesin e shumë të rinjve ku edhe po zhvillohet festivali disaditorë ‘UNUM Fest’ i muzikës elektronike.

Në protestën e sotme qytetarë të shumtë kanë vazhduar me brohoritjet “Rama ik”./Indeksonline/