“Mundo Deportivo” zbulon si u aksidentua Reyes
Duke cituar një raport të Rojës Civile, të policisë spanjolle, gazeta sportive “Mundo Deportivo” ka stiluar një pjesë që tenton të rindërtojë dinamikën e aksidentit që i kushtoi jetën Jose Antonio Reyes.
Futbollisti spanjoll ndërroi jetë të shtunën në moshën 35-vjeçare në zonën e Utera, shtëpi e tij, për shkak të një aksidenti automobilistik.
Referuar sa raportohet, makina e tij, e tipit Mercedes Brabus S550 në të cilën po udhëtonte, në momentin e përplasjes ishte me shpejtësinë e çmendur prej 237 km/h. Por, shkaktari i aksidentit fatal nuk ka qenë shpejtësia, e shndërruar vetëm më pas në faktor deçiziv.
Në të vërtetë ishte shpërthimi i njërës prej gomave, që ka shkaktuar aksidentin, duke e bërë mjetin të pakontrollueshëm, edhe më shumë për shkak të shpejtësisë së lartë.
