75 Mall Live Search
07:03 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sot dita e parë e Fitër Bajramit

Në Kosovë dhe në vendet tjera, sot shënohet dita e parë e Festës së Fitër Bajramit.

Një ditë më parë ka përfunduar muaji i madhëruar i Ramazanit.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është sot.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi nisi në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga dr. Ejup Haziri- anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës.