75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Një 70 vjeçar i lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorëve’ ku i lënduar ka mbetur një person i moshës 70 vjeçare.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Të përfshirë në aksident kanë qenë një këmbësor dhe një automjet i udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një këmbësor i moshës 70 vjeçare. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Indeksonline/