Një shqiptar e referon ndeshjen Ishujt-Faroe kundër Spanjës
Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Spanjës në kuadër të kualifikimeve për evropianin e vitit 2020.
Këtë ndeshje do ta referoj gjyqtari shqiptar, Enea Jorgji, transmeton Indeksonline.
Jorgji, 34 vjeçar, është refer i FIFA-s që nga viti 2012. Ai këtë sezon ka referuar 28 ndeshje, ku tri nga këto në kuadër të UEFA Evropa Ligës.
Po ashtu ka referuar ndeshje në Ligën e Kombeve në Grupin ‘C’ dhe ‘D’.
Gjithsej gjatë këtij sezoni në 28 paraqitje ka shpërndarë 120 kartona të verdhë dhe gjashtë kartona të kuq./Indeksonline/