Arsenali po merr “mall” nga Kina, po vije belgu që u prit shumë nga ai
Arsenali raportohet të jetë afër marrëveshjes me yllin belg, Yannick Carrasco.
25 vjeçari që luan në Kinë te skuadra e Dalian Yifang po shikon mundësinë e rikthimit në Evropë pasi që niveli i ligës kineze nuk e ka bindur fare.
30 milionë euro është shuma që po e kërkon skuadra e Dalian nga Arsenali.
Unay Emery e pëlqente futbollistin edhe gjatë kohës kur belgu luante te Atletico Madrid.
Lajmin për rikthimin e Carrascos në Evropë e ka konfirmuar edhe gruaja e tij e cila ka thënë se janë duke shqyrtuar të gjitha ofertat./Indeksonline/