Tokat në numër të madh të Lutfi Hazirit, të trashëguara e të blera!
Kryetar i komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Gjilan ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Si pasuri të paluajtshme Haziri ka deklaruar shumë toka, e që sipas të njëjtit janë të trashëguara nga prindi.
13 toka që janë në pronësi të përbashkët thuhet të jenë të trashëguara, e një prej tyre e blerë. Në mesin e pasurive të paluajtshme Haziri ka deklaruar edhe një banesë të blerë e që arrin vlerën e 100 mijë eurove.
Haziri ka deklaruar edhe një veturë ‘Hyunday Matrix’ në vlerë 3 mijë euro e që është në pronësi të bashkëshortes.
Kryetari i Gjilanit ka deklaruar edhe për paratë e gatshme të mbajtura në institucionet financiare. Mbi 113 mijë euro janë në BKT dhe 13 mijë e 182 euro të tjera Haziri ka në bankën NLB.
Ai gjithashtu ka deklaruar edhe paratë që posedojnë në banka bashkëshortja, prindërit si dhe katër fëmijët.
Të hyrat vjetore nga paga mujore në komunën e Gjilanit të Hazirit arrijnë në 15 mijë e 512 euro, por që edhe mëditjet arrijnë shumën e 932 eurove./Indeksonline/