75 Mall Live Search
17:18 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Të paktë janë njerëzit që kanë dhënë kontribut për Kosovën si Clinton

Presidenti i Kosovës, Hashim THaci ka pritur në takim sot ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në një postim në Facebook Thaçi ka shkruar se ka shumë persona që kanë dhënë kontribut për vendin, por të paktë janë ata si Clinton, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Ka shumë njerëz, burra e gra, vajza e djem, që kanë kontribuar për lirinë e popullit tonë.

Por, të paktë janë ata njerëz si presidenti Bill Clinton, që kanë kontribuar aq shumë për vendosjen e gurthemelit të kësaj lirie.

Dhe nuk ka sesi të mos ndjehemi krenarë që këtij kontribuuesi të madh të lirisë sonë t’i shprehim mirënjohjen e thellë që populli i Kosovës ndjen për të! Faleminderit president Clinton! /Indeksonline/